Djali i Neymar është një tifoz i madh i talentit të PSG-së, Kylian Mbappe. Këtë fakt e zbuloi vetë superstari brazilian. Mbappe shënoi katër gola në 13 minuta, në ndeshjen ku kampionët e Ligue 1 dhe udhëheqësit e “arratisur” të kampionatit francez fituan 5-0 kundër Lyon, të dielën. Gjithashtu, 19-vjeçari fitoi penalltinë, të cilën e ktheu në gol Neymar.

Dhe djali 7-vjeçar i Neymar, Davi Lucca da Silva Santos, është një admirues i madh i “adoleshentit” francez dhe fituesit të Kupës së Botës. “Djali im e do Mbappe shumë, – tha Neymar. – E mora atë në trajnim dhe po fliste për Kylian gjatë gjithë kohës. Ai donte të bënte një fotografi me Mbappe për t’ua treguar miqve të tij në shkollë. E bëri foton dhe ishte shumë i lumtur”.

Ajo që bëri sulmuesi këmbëshpejtë, Mbappe, duke shënuar katër gola në një ndeshje të Ligue 1, nuk kishte ndodhur gjatë 45 sezoneve të fundit. Ish-sulmuesi i Monakos, gjithashtu, u bë lojtari më i ri, vetëm 19 vjeç e 9 muaj, që shënon katër gola në një ndeshje, në të njëjtën moshë.

Neymar thotë se e di vlerën që Mbappe sjell në krah dhe se, pavarësisht moshës së tij, ylli francez tashmë është një lider në ekip. “E njoh vlerën time, e di presionin që ekziston, i njoh përgjegjësitë e mia, – tha braziliani. – Por, ne kemi shumë lojtarë të kualifikuar, të cilët kanë përgjegjësitë e tyre. Kylian është njëri prej tyre.

Ai është një lider dhe grupi e respekton si të tillë. Sapo hap gojën për të thënë diçka, ne e dëgjojmë dhe e kuptojmë atë, pavarësisht sa i “vjetër” është. Ky është një grup, ku të gjithë e dinë rëndësinë e secilit. Kylian dua ta përgëzoj. Ai mund të kishte shënuar edhe më shumë. Për mua është një fenomen, një yll, shpresoj të vazhdojë kështu për disa vite, sepse futbolli do ta falenderojë atë”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: