100 milion euro plus kartonin e Dybala në shkëmbim të Neymar, kjo ishte një nga ofertat më të bujshme, të paktën mediatikisht, në këtë merkato vere për të cilin “BBC” insiston se ishte reale por bardhezinjtë hasen në një refuzim të prerë nga PSG. E përditshmja torineze, “TuttoSport”, ka një tjetër version, në asnjë moment, askush tek Juventus nuk kanë besuar se kjo marrëveshje mund të arrihet. Të gjithë ishin skeptik në fillim, kur ky lajm u bë publik, madje dhe drejtori sportiv, Fabio Paratrici, i cili as që e imagjinonte të hynte në negociata për të transferuar brazilianin në Torino:

Tuttosport
Tuttosport

“Jeni të çmendur! Nuk mund t’ia lejojmë vetes Neymar”, mësohet ti ketë thënë drejtori i “Zonjës së Vjetër” disa miqve dhe bashkëpunëtoreve të tij. Pavarësisht murit të ngritur nga Paratrici ka pasur disa momente kur Neymar më të vërtetë ishte pranë Torinos. Fillimisht kur sebashku me Ronaldon ishin pjesë e një reklame televizive, mes palëve, përfaqësues të Neymar dhe njerëzve pranë Juves, u diskutua nëse ekzistonte ndonjë mundësi për të hyre në negociata.

Cr7 Neymar 1
Cr7 Neymar 1

Në momentin kur ky takim u bë publik, Juve ishte në kulmin e merkatos, sapo kishte mbyllur marrëveshjen me De Ligt, një operacion me kosto të madhe ekonomike, Neymar ishte një shpenzim i tepërt, më saktë i papërballueshëm. Juve u përfshi sërish në këtë teme në fundit e merkatos ku më shumë se sa një interesim konkret për brazilianin, ishin të tjerë që dëshironin ta fusnin mes Realit dhe Barcelonës. Në të vërtetë “Zonja e Vjetër” edhe mund të merrte mundimin për të folur me shifra konkrete por problemi më i madh ishte paga e tij: 37 milion euro, një shumë që as nuk imagjinohej. Kjo histori u bë pak më e besueshme pasi Juve tashmë bën pjesë në grupin e ekipeve që mund të realizojnë blerje të mëdha, e besuan dhe tifozët të cilët pas transferimit të Ronaldos mendojnë se gjithçka është e mundur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: