Sulmuesi brazilian, Neymar, ka një lajm të keq për Manchesterin Unitedin. Mësohet se ai do të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën, pasi nuk synon të bashkohet me asnjë aventurë tjetër.
Lajmi bëhet i ditur nga një nga drejtuesit e klubit katalan, Robert Fernandez, i cili ka dhënë një intervistë për TV3, ku rrëfen negociata e Barçes me Neymar, transmeton Sportal.

“Sulmuesi brazilian është i lumtur te Barcelona dhe nuk mendon të bashkohet me një klub tjetër. I kemi kërkuar të rinovojë kontratën e tij ndaj dhe na ka treguar shenja optimizmi. Mbeten vetëm zyrtarizimet dhe proceset e fundit, pasi një gjë është e sigurt që ai do të qëndrojë në Barcelonë”.

Sulmuesi brazilian, këtë sezon ka treguar një rendiment fantastik, duke shënuar 12 gola në 11 përballjet e fundit, ndërsa në mungesë të Leo Mesit, ka treguar se është i aftë të kthehet në një lider për katalunasët.

“Kemi bërë një bisedë të gjatë me Neymarin dhe më ka thënë personalisht se do të ishte një marrëzi nëse do të largohej drejt një kampionati tjetër, ndaj dhe shumë shpejt do ta shihni zyrtarisht të rinovojë me kampionët e Spanjës”, ka thënë Fernandez.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: