Neymar zgjodhi të heshtë mbrëmë pas eliminimit që Brazili pësoi në Botëror në çerekfinalen kundër Belgjikës, por sot, 26-vjeçari me anë të rrjeteve sociale ka shprehur trishtimin e tij që ‘seleçao’ nuk arriti të triumfonte në Rusi.

“Mund të them se ky është momenti më i trishtuar i karrierës time, dhimbja është shumë e madhe sepse ne e dinim se mund të arrinim atje, kishim kushtet të shkonim më tej, për të bërë histori… por nuk ishte ky rasti. Vështirë për të gjetur forcën për të luajtur sërish futboll, por jam i sigurtë që Zoti do më japë forcën që të përballem me çdo gjë, pra s’do ndalem kurrë së falënderuari Zotin, edhe në humbje… sepse e di që rruga e tij është më e mirë se e imja.

Shumë i lumtur të isha pjesë e këtij ekipi, krenar për të gjithë, ëndrra jonë u ndërpre por ajo nuk do dalë nga mendjet tona dhe nga zemrat tona.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb