Në shtëpinë e PSG ka vetëm një argument të madh ku të gjithë duken të përfshirë por jo të gjithë kanë të njëjtin qëndrim. E ardhmja e sulmuesit brazilian mbetet për tu përcaktuar, sigurisht dëshira e tij është të rikthehet tek Barcelona por ky është një operacion shumë i ndërlikuar Ndryshe nga disa lojtarë të tjerë, Kylian Mbappe nuk dëshiron që Neymar të largohet:

Neymar
Neymar

“Është një situatë që të gjithë e njohim. Neymar është stërvitur rregullisht me ne. Un dëshiroj që ai të qëndroj me ne, ai e di se çfarë mendoj për këtë çështje. I kam folur me respekt dhe sinqeritet”, u shpreh Mbappe. Në të njëjtën linjë me Mbappe është dhe trajneri Thomas Tuchel:

Tuchel
Tuchel

“Është stërvitur në mënyrën më të mirë të mundshme, Neymar e dashuron futbollin. Për momentin është i skualifikuar, nuk mund të luaj, por është ende futbollisti i joni kështu që gjithçka është në rregull”, theksoi trajneri i PSG.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: