Neymar është kthyer sërish të jetë personazhi kryesor në botën e futbollit, jo vetëm për problemet e tij jashtë fushe por Neymar të jetë një lojtar i cili do të trazoj sërish merkaton e transferimeve, në një kohë kur ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar nga PSG. Dëshira e brazilianit është të rikthehet te Barcelona por në garë për të siguruar shërbimet e tij nuk është vetëm klubi blaugrana.

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

Sipas të përditshmes spanjolle, “Mundo Deportivo”: Neymar ka qenë dhe mbetet një dëshirë e presidentit Florentino Perez. Pavarësisht se Reali ka zhvilluar një merkato të bujshme duke afruar në Madrid lojtarë si Hazard, Jovic etj, tifozët kërkojnë nga presidenti një tjetër blerje të madhe. Gjithnjë sipas “Mundo Deportivo”: Perez është gati ti ofroj sheikut Al-Khelaifi, 130 milion euro kesh plus kartonin e një lojtari, Bale ose James Rodriguez.

Bale Real Madrid
Bale Real Madrid

Bale është me valixhe në duar, një lojtar që Zidane nuk e dëshiron në skuadër, gjithashtu është një emër që mund të josh jo pak presidentin e PSG. James është kthyer në objektivin kryesor të Napolit por kolumbiani mund ta shoh vetën në Paris, pjesë e paketës për të rikthyer Neymar në Spanjë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb