RIO – Neymar ka shënuar për Brazilin në sekondën e 15-të të ndeshjes gjysmëfinale ndaj Hondurasit, në turneun e futbollit në Lojërat Olimpike, sot në Maracana në Rio. Goli i Neymar është më i shpejti në historinë e Lojërave Olimpike.

Sulmuesi i Barcelona-s ka thyer rekordin e vendosur në 3 gusht nga kanadezja Janine Beckie, e cila shënoi në sekondën e 20-të ndaj Australisë, në ndeshjen e fazës së grupeve të turneut femëror në Rio.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: