Pas fitores 1-3 të Brazilit kundër Japonisë trajneri Tite dhe Neymar janë paraqitur në konferencën për shtyp. Ndër të tjera Neymar nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me Paris SG ku ditët e fundit është thënë se futbollisti nuk është i kënaqur.

“Jam shumë mirë dhe shumë i motivuar për të fituar me PSG-në. Dua të jap gjithçka në fushë për skuadrën. I vetmi problem janë shpifjet e gazetarëve. Asgjë nga ato që shkruajnë nuk është e vërtetë. Thonë se kam mosmarrëveshje me Cavani-n apo me trajnerin. Është e kundërta. Unë shkova atje t’i ndihmoj.”

Menjëherë pas këtyre fjalëve, trajneri i “seleçaos”, Tite, i ka dalë në mbrojtje futbollistit 25-vjeçar. Neymar është prekur shumë nga fjalët e trajnerit të kombëtares para gazetarëve dhe në fund të intervistët ka filluar duke qarë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: