Një vizitë blic e Neymar në Torino ka bërë që tifozët e Juventuesit të ëndërrojnë për një tjetër goditje të madhe, ashtu siç ndodhi në verë me C.Ronaldon. Në fakt vizita e Neymar nuk kishte këtë qëllim, për të kontaktuar me drejtuesit e klubit bardhezi, por për të takuar mikun e tij Douglas Costa. Pavarësisht se qëllimi është i qartë, tifozët shpresojnë, fundja për ta asgjë nuk është më e pamundur pasi arritën të shohin në Torino një fenomen si C.Ronaldo.

Neymar Psg
Neymar Psg

Neymar do të ishte një operacion edhe më i ndërlikuar se sa Ronaldo, ky është një fakt. Braziliani u transfera tek PSG dy sezone më parë për një shumë rekord, 200 milion euro dhe ka një kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022. Neymar përfiton tek PSG 37 milion euro në sezon, të gjithë këto detaje e bëjnë thuajse të pamundur një transferim të tillë.

Neymar Cropped Fvwz82d9qx841q9indpgqd7o2
Neymar Cropped Fvwz82d9qx841q9indpgqd7o2

Vetë braziliani në një intervistë për “Fox Sports” ku pyetet mbi të ardhmen vetëm për një gjë është i sigurt, dëshiron të rikthehet në Brazil për të veshur dhe një herë fanellën e Santos. Interesat është fakti kur pyetet se më kë lojtarë dëshiron të luaj: Hazard, kemi të njëjtin stil”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: