NGA Rashela SHEHU

TIRANE– Prej 1 janarit të viti 2018 mosha e daljes në pension për gratë do të ndryshojë sërish, duke pësuar një rritje prej dy muajsh. Nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini, deklaron se në kuadër të reformës së vitit 2015 u vendos që mosha e pensionit do të rritet me 2 muaj çdo vit, ndaj në 2018-n një grua do ta marrë pensionin kur të mbushë 60 vjeç e 8 muaj.

Sipas Eminit nga kjo skemë bëjnë përjashtim vetëm personat që kanë punuar në profesione të vështira.

Në Shqipëri dalin në pension çdo vit rreth 36 mijë persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: