Duke nisur nga 1 tetori, kalendarit të vaksinimit në vendin tonë do t’i shtohet edhe një tjetër. Ky fakt është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në një takim me strukturat vendore të shëndetësisë, Manastirliu tha se bëhet fjalë për vaksinën e re Rotavirusit.

Ajo tha se institucionet duhet të respektojnë urdhrin për verifikimin e kartelave të vaksinave, për moshat 0-18.

“Duhet të ketë sensibilizim te institucioneve per vaksinimin. Duhet të zbatohet urdhri per vaksinimin dhe te verifikohen kartelat per femijet 0-18 vjeç. ISHP do ta monitorjë këtë plan, përmes strukturave të veta, pasi në zona të caktuara ka disa problematika. Ndaj është e nevojshme që nga verifikimet që do të bëhen në strukturat arsimore, të bëhen vlerësime të situatës. Duan të rishikojmë, dhe sita do të vihet në gjithë struktuarat tona arsimore për kalendarin e vaksinimit. Qeveria shqiptare ka investuar në programin e vaksinimit. Deri më sot ne kemi 11 vaksina në kalendar. Nga 1 tetori i këtij viti do të shtojmë në kalendarin e vaksinimit vaksinë e re të Rotavirusit. Sot Shqipëria ka një mbluesë vaksinale mbi 90 %. Por nuk duhet të humbin vigjilencën”, tha Manastirliu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb