Brenda muajit Shkurt drejtoria e përgjithshme e shërbimit të transportit rrugor do të nisë një shërbim risi, atë të targave të personalizuara. Drejtori Blendi Gonxhja thotë për News 24 se qytetarëve që dëshirojnë një targë të tillë do t’iu mundësohen kombinime me 5 deri në 7 karaktere gërma dhe numra, dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve. Targa të tilla do të konfirmohen së pari nga një komision.

“Në rastin e targës së personalizuar nuk do të këtë më pak se numra nga karakteret dhe pjesa tjetër do të jetë gërma dhe pastaj mund të shkoni edhe në 2-4, 2-5 për të bërë totalin e 7 karaktereve ose mund të shtohet numri i numrave në raport me gërmat, por nuk mund të zvogëlohet në më pak se 2. Kjo është një targë e bërë me 5 karaktere ku janë dy numra përshembull emrin tuaj dhe dy numra nga ndryshimi që ka targa standarte”, u shpreh Blendi Gonxhja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kombinimet që do të konsiderohen të rralla, unike dhe me vlera të një interesi të gjerë do të ofrohen në ankandin që do të zhvillohet për targat edhe më speciale.

“Edhe në targat e personalizuara me 5-7 karaktere që komisioni I vlerësimit që merret dhe e vlerëson atë do të gjykoj që ky kombinim është tepër unik I cili do të përbënte interes unik më të gjerë sesa personi që e ka dëshiruar do ta kalonte këtë targën në ankand. Përshembull nëse do të kishim targën Noizy ose Albania që është një emër që formohet me 2 numra dhe gërma dhe do ishte një masë shume e madhe njerëzish që e dëshiron sesa personi që e ka për herë të parë online po në rastet e emërtimit që ishte shumë i njohur në këtë rast komisioni e vlerëson dhe e çon në ankand”, tha më tej ai.

Çmimi për një targë të personalizuar do të jetë më I lartë se targat normale. Sipas Blendi Gonxhes ky çmim varion nga 150 mijë lekë të reja deri në 200 mijë lekë të reja.

“Nëse targat me përzgjedhje varionin nga 50-70 mijë lekëve të reja që ishin targa jashtë serie me përzgjedhje këtu do të shkoj në nivele 150 mijë deri 200 mijë lekë të reja. Kjo do jetë në konfiguratorin online sepse po të kesh 3 numra njësoj brënda kombinimit ka një kosto më të lartë pot ë kesh përsëritjen e disa gërmave njësoj ka kosto më të lartë”, tha ai.

Censura do të ndalojë fjalë apo kuptime të caktuara që shkelin etikën, ndërsa ky shërbim i ri do të shoqërohet me të drejtën e blerësit që ta mbartë këtë targë te një mjet tjetër, më të ri, kundrejt tarifës përkatëse të transferimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb