“Shqiptarët për shqiptarët” transmetuan historinë e një çifti të moshuarish, jeta e të cilëve ishte në rrezik për shumë ditë me radhë.

Ruzhdi dhe Suzana Kojku kishin rreth tre javë që jetonin në trotuar në kushte të vështira, me temperatura nën zero gjatë natës, edhe shëndeti i tyre ishte vënë në rrezik. Çifti Kojku kishin ndërtuar një shtëpi buzë Lanës që në vitin 1994, por ajo u prish para një viti, pasi prekej nga projekti për vijimin e unazës që lidhet me zonën e Shkozës në kryeqytet.

Për 9 muaj jetuan në një banesë me qira, por më pas ata nuk morën më bonus, pronari i banesës nxori jashtë së bashku me orenditë.

Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri vizituan strehën e plasmasit të ngritur nga çifti Kojku buzë Lanës në Tiranë në një mbrëmje akull të ftohtë.

“Kur jam afër shtëpisë sime sikur ndjej ngrohtësi më duket sikur e kam shtëpinë afër” thotë i moshuari. Elvisi së bashku me dy djemtë e tij shkoi takoi të moshuarit pranë zjarrit, afër urës së Shkozës. Suzana përlotet sa shikon Elvisin. “Jemi të sëmurë nuk durojmë dot, ne nuk marrim as pension”,- i thotë Ruzhdiu.

“Do shkojmë bashkarisht tani pa u vonuar, do ecim bashkë, minimumi 6 muaj do tu paguajmë ne qiranë e banesës” u jep lajmin e mirë Elvisi. Bashkarisht shkojnë tek banesa ku do të qëndrojnë me qira. Disa vullnetarë u çojnë pako me ushqime, ky gjest emocionon gruan“ bravo ju qofte që na ndihmoni, se për qeverinë ne kemi marrë fund. Jam e gëzuar se tek ju i kam shpresat tani dhe tensioni mu ul, tani jam më mirë pasi erdhët ju, jam e qetësuar jam e lumtur”,- thotë Suzana e emocionuar.

“Ju keni 22 ditë që rrini ne ju kërkojmë falje. Ne nuk e kemi ditur, falenderojmë televizionin Top Channel. Sapo pamë kronikën në Top Channel, erdhëm për t’ju ndihmuar. Do ishte turp që dy persona në moshën tuaj, të rrini si kafshë në atë të ftohtë. Ne së bashku bëjmë mrekullinë…Kjo që ne po bëjmë shpresojmë të bëhet model për gjithë shqiptarët, mos ti lëmë shqiptarët në rrugë në të ftohtë, shqiptari ti shtrinë dorën shqiptarët ku situata është kaq e vështirë. Nuk duhet të jemi indiferentë kur kalojmë….”,- u shpreh Elvisi.

Elvisi i siguroi çiftit të moshuar pagesën e qirasë për 6 muajt e ardhshëm, si dhe ushqime të mjaftueshme për të kaluar dimrin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb