Kjo merkato vere parashikohet të jetë shumë e nxehtë pasi si rrallë herë në qendër të sajë pritet të jetë jo pak por 6 nga trajnerët më të mirë në qarkullim, 6 trajner të cilët pritet të ndryshojnë skuadër dhe rrjedhimisht do të kenë ndikim në merkaton e ekipeve respektive:

Allegri
Allegri

ALLEGRI– Nuk do të qëndrojë te Juve, kjo është e sigurt, kur e thotë maestro Galeone, duhet besuar. E fiton apo jo Champions League, Allegri do të largohet pasi Juventus dhe Serie A nuk e motivojnë më. Pyetja që shtrohet është, ku do të përfundojë Allgeri. Florentino Perez vijon të besojë se Allgeri është trajneri i duhur për Realin, aq më tepër që Solari nuk e ka bindur në asnjë moment, largimi i tij në fund të sezonit është i sigurt. Allegri pritet të jetë nga trajnerët më të kërkuar pasi për të interesohen edhe në Premier League por dhe në Francë, ku Al-Khelaifi mund ti ofrojë vendin e Tuchel.

Conte
Conte

CONTE– Të gjithë të dhënat e dërgojnë tek Inter. Marotta e vlerëson shumë, të dy palët kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë që nga koha e Juventusit.

Mourinho
Mourinho

MOURINHO– I pa punë që pas shkarkimit nga Man.United. Në Madrid mbetet një emër i vlerësuar, një opsion konkret për sezonin e ardhshëm, madje u fol se mund të zëvendësonte Solarin që në janar.

Sarri
Sarri

SARRI– Italiani vijon të jetë në qendër të kritikave. Vetëm një mrekulli mund të bëjë që Abramovich ta konfirmojë në krye të Chelseat edhe për sezonin e ardhshëm. Sarri mund të jetë zëvendësuesi i Di Francescos në stolin e Romës.

Luciano Spalletti
Luciano Spalletti

SPALLETTI– Kuotat e tij po bien gjithnjë e më shumë tek Inter. Objektivi minimal është kualifikimi i Interit në Champions sezonin e ardhshëm, ndërsa Europa League ka mbetur i vetmi turne ku mund të fitojë trofe.

Zidane
Zidane

ZIDANE– Në fund të sezonit pati guximin të bënte atë që shumë pak mund ta bënin, i tha jo Realit si kampion. Ndodhet në një pozicion të privilegjuar, ka të paktën tre bankina në dispozicion. Juventus, Chelsea dhe Man.United.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb