TIRANE

Në listën me 34 emrat e kandidatëve për kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, shumë pre tyre janë figura të njohura, si nga politika, por edhe nga bota akademike.


Mes tyre është deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli, i cili më herët ka qenë Ministër i Financave dhe Ministër i Ekonomisë.


Një tjetër emër i njohur për këtë pozicion është edhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, Liljana Elmazi, deputete e PD-së, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi (Lleshi), si dhe juristi i njohur Sali Shehu.


Pas kësaj faze, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se kandidati që do t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur në pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kujtojmë se kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka mandat 7-vjeçar që votohet në Kuvend, ndërsa aktualisht ky post drejtohet nga Bujar Leskaj. Mandati i këtij të fundit mbaron në dhjetor të 2018-ës.

1
1
2
2
3
3

(ed.me/BalkanWeb)