Maratona e Tiranës që do të zhvillohet në 13 tetor është një nga ngjarjet më të mëdha sportive në vend. Por ajo i ka kapërcyer edhe kufijtë, pasi sikurse është bërë tashmë traditë, janë të shumtë garuesit që vijnë nga shumë vende të botës.

Edhe këtë vit janë regjistruar vrapues nga 42 shtete të botës, duke filluar që nga Australia e largët dhe Filipinet, e gjer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Brazili.

Vetëm nga SHBA janë 24 garues. Ajo që bie në sy janë edhe garuesit nga Serbia, Maqedonia, Greqia dhe Mali i Zi, ç’ka tregon se Maratona e Tiranës është kthyer edhe në një nga ngjarjet sportive më të rëndësishme në Ballkan.

  • foto galeri

Në këtë garë do të marrin pjesë të gjithë kandidatët që janë regjistruar. Ndërkohë, në një postim të bërë sot nga kryetari i Bashkisë Tiranë, shihet se korsitë ku do të zhvillohet gara janë duke marrë përkujdesjen e fundit.

Itinerari i Maratonës po mirëmbahet për t’i dhënë mundësi pjesëmarrësve, që të kenë një garim komod. Veliaj shprehet se gjithçka është gati dhe stërvitja vazhdon.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb