E mbani mend  familjen Saraçi në Lushnje. Dy javë më parë “Shqiptarët për shqiptarët” panë nga afër kushtet e tmerrshme ku ata banonin.

Kryefamiljari, Petriti sakrifikonte punuar 20 orë, ditë dhe natë për të siguruar një thes me miell çdo muaj, ndërsa gruaja dhe vajza punojnë tokën dhe kullosin ca dhi. Lufta më e madhe që kishin ishte uria.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Petriti edhe në dimër flinte jashtë barakës  pasi brenda nuk kishte vend për të gjithë familjen. Por jeta e tyre ndryshoi rrënjësisht pasi një familje bamirëse u dhuroi banesën e tyre në në Golem të Lushnjes shtëpia e re, e cila u mobilua enkas nga fondacioni “Firdeus”:

Shtëpia e re e ngrohtë dhe plot dritë duket se u ka ndryshuar jetën përgjithmonë! Elvisi dhe Sidriti i bënë një vizitë surprizë. Petriti ka nisur punë si roje, kjo pasi historia e tyre u transmetua në emision. Petriti punon nga ora 7 deri në orën 7. “Jam kaq i lumtur” shprehet ai.

Ndërsa gruaja thotë se do të punojë tokën pranë banesës private, ajo i thotë Elvisit se kanë bërë shumë për ta. “Shqiptarët kanë shpirtin dhe zemrën e madhe, ne po u ofrojmë modelet pozitive” thotë Elvisi.

Shikoni klipin se çfarë ndodhi.

https://youtu.be/jtfunMTiDn8

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb