Godin e Lazaro janë dy elementë shumë të rëndësishëm për projektin e ri të Interit por ego dhe ideja e Antonio Contes nuk mund të jetë kurrsesi e përmbushur vetëm me këto dy elementë. 2 nga 3 dëshira e tjera të trajnerit të ri të Interit duken të ngrira pavarësisht se merkato ka hyrë në pikën më të nxehtë. I vetmi sinjal pozitiv për momentin vjen nga Barella, më saktë është drejtori sportiv i Romës, Petrachi i cili i hap rrugë Interit duke u tërhequr nga ideja për të transferuar mesfushorin e Cagliarit në kryeqytet.

Barella
Barella

Zikaltërit mbeten ekipi i vetëm që kërkon shërbimet e Barellas, tani është radha e Marottas të bie në kompromis me presidentin e klubit të Cagliarit. Oferta e Interit mbetet fikse:36 mln euro plus 4 të tjera në formë bonusesh ndërsa akordi me lojtarin është gjetur prej kohësh.

Dzeko
Dzeko

Lajmi tjetër negativ në lidhje me merkaton e Interit vjen sërish nga drejtori sportiv i Romës i cili nuk ka ndërmend të heq dorë nga kërkesat për Edin Dzekon. Verdhekuqtë kërkojn 20 milion euro por Inter nuk heq dorë nga sulmuesi boshnjak për më tepër që Dzekos i skadon kontrata në 2020.

Lukaku
Lukaku

Duke u ndalur te çështja Lukaku, agjenti i sulmuesit belg ishte i qartë: Inter duhet të nxitoj nëse dëshiron Lukakun në Milano pasi të dielën Man.United niset për një turne të gjatë në Australi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb