TIRANE
Ai është ikona e muzikës popullore shqiptare. I dashur nga çdo moshë e brez, me thjeshtësinë e humorin shkodran, sot i ftuar në Vila24 Bujar Qamili solli për publikun disa sekrete të vogla personale e profesionale.
Vera ishte një periudhe e ngjeshur me koncerte e evente muzikore. “Është e lodhshme në kete fazë të jetës ky ritëm”- tregon ai” – por vështirë t’i thush “JO” atyre që të duan. Kjo është edhe arsye debati në famije, gruaja më thotë boll punove nuk kemi më vevojë, ama lekët i numërojnë kur ua çoj në shtëpi” – rrëfen me humor artisti.
Ndër të tjera Bujari tregon për marrëdhëniet mes kolegëve dhe si lindi bashkëpunimi me Luana Vjollcën.
“Më mori në telefon e më tha se donte të më takonte, erdha një ditë në Tirane edhe pse nuk e kisha idenë përse me donte. Më mori me makinën e saj e shkuam në një lokal të shtrenjtë peshku në Tiranë, sigurisht pagojë ajo” – vazhdon Bujari mes humorit.
Aty më tha që donte një këngë me mua, madje edhe këngën e zgjodhi ajo, një këngë e njohur që u soll në një formë të re dhe sot është miliona herë e klikuar.”
Në 50 vite karrierë nuk ka pengje, por një dëshirë që pret ta realizojë është një koncert recital në Shkodër, në stadium me hyrje të lirë pa bileta ku të kënaqet e ta shijoje gjithë Shkodra.
(BalkanWeb)