TIRANE-Historia e një çift bashkëshortësh që po hasen me peripecitë për të regjistruar dy fëmijët e tyre adoleshent pasi prej kohësh kanë jetuar në emigrim, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në “News24”. Nëna e fëmijëve, i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që t’i regjistrojnë fëmijët, vajzën 15-vjeçare dhe djalin 17-vjeçar, shkruan ‘BalkanWeb’. Xhevairja, nëna e dy fëmijëve, e pranishme bashke me djalin dhe vajzën në studion e emisionit tregoi me detaje se si kishte rrjedhur ngjarja dhe rrugëtimi i tyre në emigrim.

“Në Belgjikë ikëm në ’99. Por pas 2002 ikëm prej aty. Ikëm nga Belgjika, pasi neve na humbi jetën vajza në një aksident. Isha me djalë të vogël, dhe 7 muajshe kur mora rrugën për Angli. Rruga ishte shumë e vështirë. Hipa me burrin në maune, paguam 1 mijë marka për person. Burri im e gjeti personin që na çoi, por se di se kush ishin. Rrjetet kanë qenë shqiptare. Ishim vetëm ne në maune, ishim fshehur pas. Udhëtuam rreth 3 orë e gjysmë. Kur arritëm në Birmingam, u dorëzuam në polici. Na çuan në një kamp. Kemi ndenjur dy muaj aty, deri sa lindi vajza. Më pas jemi transferuar në një qytetet tjetër, dhe pas 2 vitesh e gjysmë na rikthyen dhe na çuan në Prishtinë. Meduam të paraqiteshim si kosovar sepse kishte më shumë lehtësira. Ato vite shumë mirë ishin në Angli. Kur u rikthyem djali ishte 5 vjeç dhe vajza 2 vjeç e gjysmë. E regjistrova djalin se vendi ky jetonim ishte fshat i vogël dhe njiheshim të gjithë, ndërsa problemi nisi kur ndërruam shkollën e tij sërish.”, tha Xhevahirja.

Po ashtu ajo rrëfehu edhe një ngjarje të rëndë gjatë kohes qe jetonte në Belgjikë se i kishte humbur jetën vajza 1 vjeçe gjatë një aksidenti.

“Një aksident ma mori vajzën. Më ra nga dritarja, po luante dhe krejt papritur vajza ra sepse dritaret në Belgjikë janë ndryshe. Ajo po luante me fëmijët e kunatës time. Dhe ajo ra. Trupin e saj e kemi sjell këtu. Na e ka sjell shteti belg. Tashmë jemi në këtë situatë. Kemi vuajtur shumë në jetë”, pohoi ajo.

HISTORIA E ÇIFTIT
Xhevahire dhe Agimi u martuan me mblesëri në 97 dhe bënë celebrimet në 99. Xhevahire jetonte në Laç, ndërsa Agimi në Malësi të Madhe. Në 6 dhjetor 99 të dy u larguan në Belgjikë, pasi edhe bashkëfshatarët të tyre ishin larguar drejt atij shteti dhe ua sugjeronin si një vend më të mirë. Deri në qershor 2002 kanë qëndruar atje, ku lindi edhe djali i tyre Doriani. Duke qenë se kishin ikur ilegalisht, ata ishin regjistruan si kosovarë dhe jo me identitetin e tyre dhe tashmë nuk kanë dokumente për djalin. Pasi jetuan prej disa kohësh me asistencë sociale në Belgjikë, ata ikën për në Angli në vitin 2002 dhe u vendosën në Birmingham. Ndonëse dhanë identitet të ndryshëm nga ai i Belgjikës, sërish në Angli u paraqitën si shtetas kosovar.

Ata qëndruan deri në 2005, lindi dhe Elidona në gusht 2002. Aty qëndruan 2 vite e gjysmë, mbaroi procedura e azilit dhe më pas ju refuzua qëndrimi, u kthyen mbrapsht. Nga 2005 e deri tani banojnë e jetojnë në fshatin Drogovojë të Koplikut. Çifti është interesuar në gjendjen civile të Koplikut, por fëmijët nuk janë regjistruar për shkak të mungesës së dokumentacionit. Familja ka shkuar në gjykatën e Shkodrës të hapte gjyq, por aty u thanë që duhet të shkosh të gjesh dokumentacionin, kap një avokat jashtë që të plotësosh dokumentet e domosdoshme. Fëmijët janë pranuar në shkollë me miqësi në fshat, por aktualisht që janë në gjimnaz nuk marrin dot certifikatat as dëftesa e as diploma asgjë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb