Në Prishtinë Resmija dhe Hajdini e dinë shumë mirë gjendjen ku ndodhen. Dimri i hidhur ndodhet në prag të derës. Deri më sot kanë vuajtur shumë, nga njëri bodrum banese tek një bodrum tjetër madje ndonjëherë edhe pa kulm mbi kokë. Pa përkrahjen e askujt.

Lagështira dhe myku në banesën që po banojnë aktualisht i ka sëmurë të vegjlit me astmë. Nuk u mjaftojnë paratë as për ushqime apo ilaçe. Njëzëri u kërkojnë ndihmë gjithë shqiptarëve dhe Elvis Naçit pasi janë në mëshirë të fatit.

“Kemi nevojë për shumë gjëra, së pari është shëndeti i vajzës, kemi nevojë për banim, kemi shumë vite veç me qira, shumë herë na japin bukë borxh, këtu në banesë kemi lagështirë dhe myk, edhe kur kemi qëndruar nëpër bodrume kishte myk kudo na nxihej fëmija. Burri po punon në ndërtim por nuk mundemi dot më. Sëmundja, shëndeti i vajzës gjithçka është e shtrenjtë, dimri po afron, asgjë nuk kemi.

Shumë herë kemi mbetur pa bukë, veç kush na shtrin dorën ndonjëherë. I bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë i bëj thirrje Elvis Naçit të na ndihmojë me diçka qoftë edhe të vogël për vajzën më shumë” thotë gruaja “Unë jam i aftë të punojë por rrogat këtu janë shumë të ulëta, më ndihmoni”, shprehet kryefamiljari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb