Nga bregdeti i Sarandës “Dea” vjen në Tiranë. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në këtë edicion të gjashtë është pozicionuar pranë Akademisë së Arteve, për t’i dhënë mundësi të gjithë atyre që e duan kinemanë, të ndjekin çdo ditë të festivalit. Për kineastët, dea open air ka funksionuar edhe në Sarandë, por për shkak të locationin, jo të gjithë bëheshin pjesë e tij.

“Ka më shumë popullsi Tirana për të ndërgjegjësuar. Festivali bëhet për të ndërgjegjësuar popullin për t’iu kthyer kinemasë. Ne shqiptarët kemi harruar të shkojmë në kinema. Sollëm festivalin këtu, se njerëzit nuk vinin deri në Sarandë”, thotë Edmond Topi, drejtori i festivalit.

Me të gjitha vështirësitë, kinemaja verore e Sarandës është shndërruar në një hapësirë festivali. Por me zhvendosjen në Tiranë, programi i festivalit në çdo ditë sjell larmishmëri.
“Tirana ofron shumë më tepër, sepse kemi disa ambiente. Shfaqim në festival më shumë se 78 filma, në të gjitha kompeticionet, në filmin e gjatë, filmin e shkurtër, filmin dokumentar dhe atë eksperimental”, shprehet Topi. E-casting është risia e këtij edicioni. Deri më 8 maj, “Dea Open Air” do të qëndrojë në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb