NGA MENTOR KIKIA*
1-Kurdët luftojnë kundër shtetit islamik, ISIS, në Siri dhe Irak, me mbështetjen e ushtrisë amerikane dhe aleatëve perëndimorë.
2-ISIS lufton me të gjithë, ushtrinë e qeverisë së Assad, kurdët, amerikanët… për të mbajtur territoret e “shtetit” të vet.
3-Rrebelet(opozita) sirianë luftojnë kundër ushtrisë qeveritare të Assad-it dhe kundër ISIS-it, të mbështetur edhe nga aleatët perëndimore.
4-Ushtria ruse lufton kundër ISIS-it, por më shumë hedh bomba mbi opozitën e Assad-it, për të mbështetur ushtrinë qeveritare.
5-Turqia, aleate e SHBA kundër ISIS, bombardon kurdët që luftojnë në terren kundër ISIS-it, në mënyrë që ata të mos krijojnë shtetin e tyre.
Mund të përcaktohet tani se kush lufton dhe kundër kujt në Siri? Të vetemit që e pësojnë nga gjithë kjo “lojë luftash” eshtë populli që merr arratinë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: