Merkato e janarit është më e vështira për klubet, që të firmosin me lojtarë cilësorë. Pavarësisht kësaj, ka lojtarë me emër që gjenden të lirë. Më poshtë iu sjellim pesë futbollistë, që kanë veshur më parë fanellën e Kombëtares shqiptare dhe vlerësohen më tepër në treg.
I pari është Endri Çekiçi. Mesfushori 28-vjeçar është pa skuadër prej verës, ndërsa nga “Transfermarkt” vlerësohet 1 milionë euro.
Pas tij vjen Sokol Cikalleshi. Me një vlerë 400 mijë euro, sulmuesi 34-vjeçar ishte për herë të fundit pjesë e Traktorit në Iran.
Etrit Berisha është pa skuadër prej verës. Portieri 35-vjeçar vlerësohet po ashtu 400 mijë euro në tregun e lojtarëve.
Florian Kamberi, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje, por është grumbulluar me Kombëtaren, po sheh për eksperiencë të re. 29-vjeçari vlerësohet 350 mijë euro.
Kastriot Dermaku, si Çekiçi dhe Berisha, është pa skuadër prej verës. Vlera e tij është 250 mijë euro dhe ka luajtur vetëm në Itali.