Ka nisur seanca plenare që parashikohet të ketë debat mes forcave politike, ndërkohë që një nga pikat kryesore të rendit të ditës, është interpelanca e thirrur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me mbetjet toksike.

I pranishëm sot në sallë pritet të jetë vetë kryeministri Edi Rama, pra interpelancën nuk pritet t’ia delegojë ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, post që tashmë e mban Taulant Balla.

Në rendin e ditës parashikohet edhe një interpelancë me zv. kryeministren Belinda Balluku, e kërkuar nga një grup deputetësh të PD, për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe aksin “Rruga e Kombit”, në lidhje me bllokimin e aksesit të qytetarëve që banojnë në zonat pranë, si dhe shqyrtimi i mandatit të Olta Xhaçkës, për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb