Sot Kuvendi i Shqipërisë mban seancën e radhës plenare, ku pritet të diskutohen një sërë çështjes.

Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se seancën e ditës së sotme, pritet të ketë një deklaratë nga kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, për çështjen e ligjit të luftës, që Greqia ka vendosur ndaj Shqipërisë. Palët politike kanë rënë dakord për deklaratë të përbashkët, me qëllimin për të hequr ligjin e luftës.

Po sot, disa institucione në vendin tonë pritet të bëjnë raportimin vjetor, ku mes tyre është edhe Banka e Shqipërisë. Ndërsa, një shoqatë pritet të protestojë përpara parlamentit, për të pasur votën e emigrantëve në zgjedhjet e vitit 2025.

Osman Stafa: Pritet që dita e sotme të nisë me deklaratë nga kreu i PDIU Shpëtim Idrizi për ligjin e luftës, që është ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Palët politike janë bërë bashkë në këtë kauzë. Kërkohet të hiqet ligji i luftës. Disa institucione do të bëjnë raportim në Kuvend. Zoti Sejko do të raportojë për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë, pritet të pyetet për mikrokreditë. Edhe Avokati i Popullit do të bëjë raportin vjetor, INSTAT, por edhe institucione të tjera do raportojnë në parlament. Do ketë interpelancë me ministren Manastirliu dhe Denaj. Do të diskutohen disa projektligje. Gjithashtu, PD pritet të ngrejë shqetësimin për fondet që janë për bujqësinë.

Në parlament pritet të ngrihet shqetësimi për të pasur votën e diasporës. Një shoqatë, e cila lobon për të drejtat e emigrantëve, pritet të protestojë që emigrantët të kenë të drejtë të votojnë në zgjedhje. Në seancë pritet të ketë mungesa të deputetëve.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb