E dërguara me punë e SHBA, Nancy VanHorn ka shpërndarë një urim për shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale nga Ambasada e SHBA, VanHorn thekson se kur erdhi në gusht në vendin tonë shumë punë ishin në vijim e sipër, dhe se pret me padurim që puna të vijojë për të forcuar demokracinë në Shqipëri dhe partneritetin mes dy vendeve tona.

“Kur erdha këtu në gusht pashë që shumë punë ishin duke u kryer. Jam krenare për çfarë kemi bërë së bashkë për të forcuar demokracinë dhe për të ndërtuar partneritetin tonë në fushën e mbrojtjes. Mirëpres të vijojmë së bashkë në vitin që vjen. Nga të gjithë ne të Ambasadës së SHBA: Gëzuar Vitin e Ri”, shprehet ajo duke renditur arritjet në fushën e sigurisë nga vendi ynë.

Në postim është ndarë një video me disa nga ngjarjet kryesore të vitit që po lëmë pas.

“Urime për një vit me mundësi të reja dhe miqësi të forta!”, shkruan Ambasada Amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb