Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike do të zgjedh sot 15 anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike mes 62 kandidaturave.

Kandidatët e propozuar për të qenë pjesë e Kryesisë së re janë emrat e deputetëve të zgjedhur që dolën fitues nga gara e 25 prillit, po ashtu dhe disa kandidatura të ish-deputetëve të legjislaturës së kaluar.

Lista e propozimeve nis me emrin e deputetit të qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj. Për Kryesinë e PD është propozuar edhe Agron Kapllanaj, i cili vetëm për pak vota preferenciale nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në qarkun e Fierit. Po ashtu mes kandidatëve është edhe Bardh Spahia, i cili po ashtu qe pranë marrjes së mandatit në Shkodër. Lista vijon me Ervin Salianjin, i cili është një nga kandidatët pretendent që të bëhet pjesë e kryesisë. Ndarkaq edhe Luçiano Boçi kërkon që të ketë një vend të sigurt edhe në strukturën më të lartë të Partisë Demokratike, pasi propozimit për të qenë nënkryetari i Grupit të PD.

Edhe deputetët e tjetër të PD-së në Elbasan, të cilët morën vota të konsiderueshme nga mbështetësit Dashnor Sula dhe Lefter Gështenja kërkojnë që t’i përfaqësojnë qytetarët e tyre edhe në kryesinë e PD-së, ku diskutohen vendimmarrjet e rëndësishme politike. Ndërkohë nuk mungojnë emrat si Jamarbër Maltezi, i cili është edhe aktualisht pjesë e kryesisë dhe emri i aktorit të humorit, Julian Deda.

KANDIDATET

Lista me kandidaturat e zonjave përbëhet kryesish nga figura të reja, përveç Dhurata Çupit, e cila është edhe aktualisht anëtare e kryesisë së PD-së, si dhe fitoi edhe mandatin e deputetit në 25 prill. Nga ana tjetër, Orjola Pampuri kërkon që të jetë sërish në kryesinë e PD-së. Mes emrave, bie në sy anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të PD-së, Enriketa Papa.

Por, teksa shumë presin që të marrin mbështetjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, disa janë automatikisht të përjashtuar. Kështu, Edmond Spaho pasi është larguar si nënkryetar i PD-së, nuk rezulton as në mesin e kandidatëve për në kryesi. Po ashtu, Sahit Dollapi, i cili u largua nga Sekretariati Organizativ është automatikisht jashtë.

Por, këtë herë do të mungojë në PD, Florion Mima, një nga figurat e rëndësishme në PD për çështjet ekonomike. Kryesia e Partisë Demokratike përbëhet nga kryetari, nënkryetarët sekretariatet. Po ashtu, pjesë e kryesisë janë edhe kryetarët e strukturave partnere, si forumi rinor dhe forumi i gruas, si dhe zëdhënësja e PD-së. Kështu nga 28 anëtarë që ka kryesia aktuale, pas ditës së sotme, PD-ja do të ketë rreth 38 anëtarë kryesie./panorama

KANDIDATËT PËR NË KRYESI

AGRON GJEKMARKAJ
AGRON KAPLLANAJ
AGRON SHEHAJ
AKIL KRAJA
ALDO BUMCI
ARBI AGALLIU
BARDH SPAHIA
BLEDJON NALLBATI
ÇLIRIM GJATA
DASHNOR SULA
ENNO BOZDO
ERVIN SALIANJI
FATBARDH KADILLI
FATION VEIZAJ
FERDINANT XHAFERAJ
FITIM ZEKTHI
FLAMUR NOKA
GAZMEND KODUZI
GENC DEROMEMA
GENT STRAZIMIRI
GERT BOGDANI
HELIDON BUSHATI

IGLI CARA
ISUF ÇELAJ
JAMARBER MALLTEZI
JULIAN DEDA
KASEM MAHMUTAJ
KASTRIOT PIROLI
KLEVIS BALLIU
KRESHNIK ÇOLLAKU
LEFTER GESHTENJA
LUAN BAÇI
LUÇIANO BOÇI
OERD BYLYKBASHI
RAMADAN LIKAJ
ROLAND BEJKO
SAIMIR KORRESHI
SELADIN JAKUPLLARI
TOMOR ALIZOTI
TRITAN SHEHU
XHELAL MZIU
XHEMAL GJUNKSHI
ZEF HILA

KANDIDATET
ZHENI GJERGJI
ANDIA ULLIRI
DHURATATYLI (ÇUPI)
EMIMA KOLIQI
ENKELEJDA SALLAKU
ENRIKETA PAPA
ENTELA SHEHAJ
ERALDA BANO (TASE)
ILDA DHORI
IRENA PROGNI
IZMIRA ULQINAKU
JUELA HAMATI
LINDITA METALIAJ
MERITA BAKIU
MIMOZA HASEKIU
MIRELA TABAKU
NEVILA XHINDI
ORJOLA PAMPURI
SORINA KOTI
TAULANDA JUPI

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb