Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Napoli, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rmaa për shkatërrimin e lirisë së shqiptarëve dhe për rikthimin e censurës.
Berisha ka kritikuar gjithashtu masat e marra nga qeveria, duke përmendur përdorimin e TikTok-ut si një mjet për të mbyllur gojën kritikëve të rinj.
Ish-kryeministri u shpreh i bindur se data 11 maj do të jetë një moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, duke paralajmëruar se shqiptarët do të mblidhen masivisht për të votuar. “11 maji është dita e tyre dhe fundi yt. Më 11 maj do vërshojnë nga deti, toka dhe ajri në Shqipëri,” tha ai.
“Edi Rama prite diasporën se po vjen pasi u shkatërrove shqiptarëve liritë dhe riktheve censurën. Ti vare në litar Tik Tok-un, mjetin më modern të komunikimit të të rinjve dhe e bëre sepse nuk duroje kritikat e tyre. 11 maji është dita e tyre dhe fundi yt. Më 11 maj do vërshojnë nga deti dhe toka e ajri në Shqipëri. Shqiptarët i lindin nënat për të luftuar për liri, për t’i dalë zot Shqipërisë. Prite diasporën Edi Rama, nuk ke vend mbi tokë”, tha Berisha.
(BalkanWeb)