TROPOJË

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot në Tropojë me kongresmenin amerikan Eliot Engel. Momente nga takimi ka shpërndarë Meta në “Facebook”, duke theksuar edhe një mesazh.

Meta shkruan se nga dritarja e zyrës së tij në Uashington DC, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane shikohen gjithmonë qartë dhe pastër, duke shigjetuar kështu të tjerë zyrtarë të SHBA, përfshirë Palmer të cilët kanë pasur një qëndrim të kundërt nga Presidenti për situatën politike në Shqipëri.

MESAZHI I METËS
Shumë i lumtur të takoja sot në Tropojën fisnike, mikun e madh të kombit shqiptar, Kryetarin e Komisionit të Politikës me Jashtë në Kongresin Amerikan??, z.Eliot Engel.
Kënaqësi e veçantë të përuronim së bashku një nga rrugët që lidh Kosovën?? me Shqipërinë??, që tashmë do mbajë emrin e tij, të gdhendur në zemrën e çdo shqiptari.
Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane! Asnjë intrigë gjoja në emër të SHBA, nuk mund ta përçajë atë.
Nga dritarja e zyrës së Tij në Uashington DC, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane shikohen gjithmonë qartë dhe pastër. ?????

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb