Policia në Durrës ka arrestuar 4 persona në orët e fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit akuzohen për posedim droge, mbajtje të armëve të ftohta, dhuna e përndjekja.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin A. V., 39 vjeç, banues në  Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, një grirëse për lëndët narkotike dhe një mjet prerës (biçak), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin L. P., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka përndjekur dhe kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur.

Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin D. F., 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin D. M., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisië, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: