Vala Fest, koncerti veror lëvizës, ka startuar turin e tij në Durrës më 31 maj. Ky koncert është krijuar dhe organizuar nga Bea Marketing & Promotion, në bashkëpunim me bashkite pritëse, ndërsa sponsor të këtij eventi kaq të veçantë janë Birra Korça dhe Uji Fab.

Nën ritmin e tingujve, Durrësi u elektrizua nga zërat më të spikatur të muzikës shqiptare, Young Zerka, Urban Band, Gerta Mahmutaj, David Dreshaj, Alis dhe DJ Enrico. Ndërkohë, turi i radhës do të ndalet në Pogradec në datën 8 qershor, ku do të marrin pjesë artistë të tjerë të njohur si Venera dhe Lind Islami. Stacioni i radhës mësohet se do të jetë Lezha, ku më 15 qershor do të performojnë për publikun Elhaida Dani, Lorenc Hasrama si dhe të tjerë artistë të dashur për publikun.

Ndërkohë, më 13 qershor, Saranda do të presë Vala Fest, në kulmin e sezonit të turizmit bregdetar, me këngëtarët; Eneda Tarifa, Young Zerka, Jet, DJ Abel, dhe Urban Band që shoqëron këtë koncert në çdo qytet.
Padyshim që kjo verë do të jetë edhe më e bukur, ku të gjithë do të shijojnë muzikën e mirë nën melodinë e valëve të detit në Vala Fest dhe me freskinë e shijes së Birrës Korça dhe ujit Fab.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb