Teksa ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u lirua nga burgu pasi qëndronte në qeli që prej shkurtit të vitit të kaluar, ish-zyrtari socialist duhet të përmbushë disa kushte që të quhet i rehabilituar.
Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24 pohoi se Tahiri pas vendimit për lirimin, do të duhet të plotësojë disa kushte, siç janë mosshoqërimi i tij me persona që kanë rrezikshmëri shoqërore, apo persona të dënuar si dhe do të duhet të marrë kontakt me Shërbimin e Provës. Ndërkohë, vetëm pasi të përmbushë këto kushte, Tahiri konsiderohet i rehabilituar për veprën penale që ai është dënuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Sipas avokatëve, zoti Tahiri ka pasur dy ekspertime mjeko-ligjore që i ka dorëzuar në gjykatë. Vendimi për lirimin me kusht është marrë nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu dhe prokuror i çështjes, Mustafa Turku, ndërsa Tahiri do të duhet të kalojë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi (dënim alternativ).
(BalkanWeb)