Bajerni i Mynihut e ka seriozisht për sulmuesin anësor Lerio Sane. Fjalët e drejtorit të përgjithshëm të klubit bavarez, Karl-Haiz Rumenige se “do ta provojmë ta sjellim, por nuk mund të premtojmë se do t’ia dalim”, janë e shkuara e afërt pasi klubi bavarez është vënë menjëherë në lëvizje.

Pas përshëndetjes së Roben dhe Riberi, Bajerni kërkon anësorin ofensiv të Sitit, duke i premtuar një rol prej protagonist, diçka që nën urdhrat e Pep Guardiolës nuk po ndodh. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, gjermanët kanë prezantuar ofertën e parë prej 80 milionë eurosh për lojtarin 23-vjeçar. Siti po vlerëson situatën, ndërsa Sane ka shumë shanse që të kthehet në Bundesligë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: