Pas viteve ’90, shumë shqiptarë, të rinj dhe të reja emigruan jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë.  Sot janë bërë afro tre dekada, që ata jetojnë dhe veprojnë në shtetet të ndryshme të botës dhe një pjesë e tyre janë integruar plotësisht.

Ajo që shihet me sy pozitiv është fakti se ata më në fund kanë kthyer sytë nga vendi ku u larguan 30 vite më parë.

Dy vendet kryesore, të cilët pritën emigrantët shqiptarë ishin Greqia dhe Italia. Radio Televizioni Zviceran ‘RSI’  ka realizuar një reportazh nga puna e shqiptarëve teksa janë kthyer për të investuar aty ku u lindën dhe u rritën.

Kjo media tregon se si këta të rinj janë kthyer në sipërmarrës dhe kanë rritur të ardhurat e tyre në sajë të eksportit të prodhimeve në tregjet evropiane me anë të certifikimit “GLOBALG.A.P”.

Reportazhin e medias zvicerane me protagonistë shqiptarët, mund ta shihnin duke klikuar këtu

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb