Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-diktatorikt Enver Hoxha, zë një kapitull të vecantë në librin ‘Blloku’ të profesor Isuf Kalos. Në një intervisë për Konica. al, Profesor Kalo flet edhe për emocionet e mëdha që e pushonte atë në fjalime apo evente të ndryshme, aq sa shpesh humbiste edhe zërin.

“Ajo nuk vuante as nga diabeti dhe as nga sëmundjet kardiovaskulare, por sipas tij emocionet e bashkëshortes së Enver Hoxhës ishin aq të forta sa shpesh humbiste zërin prej tyre.” shprehet profesor Kalo.

Mentor Nazarko: Nga shëndeti si shpjegohet mbijetesa e Nexhmies dhe jetëgjatësia e saj?

Isuf Kalo: Është e gjtha faktor gjenetik. Nexhmia nuk ka pasur sëmundje të tipit si infarkti apo diabeti. Ajo kontrollet i bënte kur kishte shqetësim. Por ka pasur shumë emocione.

Mentor Nazarko: Këto nuk ja kanë ndërprerë jetë?

Isuf Kalo: Jo nuk ja kanë ndërprerë jetën, por asaj i ikte zëri kur fliste nëpër fjalime, i përjetonte shumë emocionet. E kam thënë dhe në libër, i kam dhënë një tablet që e ka hequr problemin dhe Nexhmia e ka quajtur si mrekulli këtë veprim./konica.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb