Rreth 60 mijë abonentë familjarë mund të shlyejnë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike, duke përfituar zbritje të kamatëvonesave në masën 70%. Klientët familjarë për likuidimin e detyrimeve të prapambetura deri më 31.12.2018 përfitojnë pagesë me këste fikse mu-jore 2.800 lekë/kësti. Kjo ësh-të skema e re e prezantuar nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, që është një nga kompanitë e krijuara nga ndarja e OSHEE-së. “Nga skemat lehtësuese përfitojnë ata abonentë që kanë borx-het e mbledhura deri në datën 31 dhjetor 2018”, -thotë administratori Elton Sevrani.

BIZNESET
Në skemën lehtësuese përfshihen edhe 8000 bi-znese, që mund të përfitojnë nga aktmarrëveshjet për shlyerjen me këste të borx-heve për energjinë elektrike dhe përfitojnë falje të 50% të kamatëvonesave. Furnizue-si i Shërbimit Universal, që është një nga kompanitë e krijuara nga ndarja e OSHEE-së, ka riaktivizuar skemat lehtësuese, ndërko-hë që administratori Elton Sevrani thotë se ato përf-shijnë borxhet e mbledhura deri në datën 31 dhjetor 2018. Sa u takon faturave të papaguara përgjatë vitit 2019, Sevrani thotë se është parashikuar një skemë e veçantë vetëm për faturat sistemuese. Nga riaktivizi-mi i aktmarrëveshjeve për shlyerjen me këste të borx-heve synohet rikuperimi i të ardhurave të kompanisë për një periudhë 5-vjeçare. Kështu, detyrimet 100 000–300 000 lekë ndahen në 24 këste, ato 300 001–500 000 lekë ndahen në 48 këste. Detyrimet 500 001–800 000 lekë ndahen në 60 këste, detyrimet 800 001-1,000,000 lekë ndahen në 84 dhe dety-rimet mbi 1 000 000 lekë ndahen në 120 këste.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

REDUKTIMI I FATURËS
“Reduktimit të ka-matëvonesës kundrejt likuidimit të menjëhershëm të detyrimeve të prapambetura me 1 këst, detyrime të krijuara deri në 31.12.2019, si më poshtë: reduktim ka-matëvonese me 70% për klientët familjarë dhe reduk-tim kamatëvonese me 50%për klientët jofamiljarë. Nga kjo skemë pritet të përfi-tojnë 60 mije abonentë. Afati i zbatimit është deri në datën 31 dhjetor 2020”, – bëjnë të di-tur burimet zyrtare nga Furnizuesi i Shërbimit Universal./GSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: