Eleminimi i Italisë nga Europiani ka befasuar një pjesë të mirë të opinionit sportiv. Së fundmi, mediat axurre kanë pasqyruar humbjen 2-0 ndaj Zvicrës, duke vendosur theksin te zhgënjimi i madh.

Calciomercato: “Italia katastrofë, e poshtëruar nga Zvicra dhe shkon në shtëpi: Spalletti humbet 2-0 dhe i jep lamtumirën Euro 2024”

Rai.it: “Italia e makthit: mposhtet 2-0 nga Zvicra. Azzurri eliminohet nga kampionati Europian”

Corriere dello Sport: “Dështimi i Italisë: Spalletti jashtë kampionatit Europian. Zvicra dominon dhe kalon në çerekfinale”

SportMediaset: “Freuler dhe Vargas ndëshkojnë një Itali të keqe: Zvicra në çerekfinale, Azzurri në shtëpi”

Tuttosport: “Fatkeqësia e Italisë, Zvicra dominon: Spalletti dhe Azzurri eliminohen nga Europiani”

Gazzetta dello Sport: “Italia humbet fytyrën! Zvicra shëtit dhe fiton 2-0, Azzurri jashtë kampionatit Europian”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb