Pylli i fazanëve, një nga destinacionet e bardha dhe të veçanta në qarkun e Korçës.

Dëbora, e cila ka mbuluar gjithë sipërfaqen e këtij pylli i ka shtuar bukurinë dhe sigurisht vizitorët e shumtë që pëlqejnë natyrën, por edhe për të parë nga afër fazanët, sorkadhet, lepujt e egër etj.

Pylli i fazanëve i ndodhur vetëm 10 km larg qytetit të Korçës është një nga atraksionet më interesante në juglindje të vendit. Me një peizazh fantastik në një sipërfaqe prej 50 ha ky pyll gëzon statusin e monumentit natyror.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb