Një histori e trishtë e një zogu shtegtar (gushkuq) ka ngjallur emocione tek shumë njerëz.

Zogu shumëngjyrësh u gjet fatkeqësisht i ngordhur jashtë shtëpiesë së kryebashkiakut të qytetit, Simone Dellai. në Schiavon, në zonën e Vicenzës.

Zogu kishte përfunduar pikërisht në xhamin e dritares së të shtëpisë së tij. Por pasi kryebashkiaku e mori zogun në dorë vuri se se ai kishte një unazë gjurmuese në njërën këmbë.

Pas verifikimeve u kostatua se unaza gjurmuese ishte vendosur nga Muzeu i Historisë Natyrore në Helsinki, Finlandë, disa ditë më parë.

Pas verifikimeve të detajuara doli në pah se zogu kishte përshkruar 2 000 kilometra, duke kapërcyer male dhe fusha, përpara se të përfundonte fluturimin e tij të pafat në zonën e Vicenzës.

“Nuk na besohej se ai kishte fluturuar kaq shumë në pak ditë”, komentoi Simone Dellai, i cili kishte kontaktuar Muzeun e Helsinkit për të raportuar zbulimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: