Pas fjalëve tani vijnë faktet. Inter dhe Man.United po projektojnë prej kohësh një shkëmbim të bujshëm ndërmjet tyre. Zyrtarizimi i Antonio Contes me klubin ziklatër është thjeshtë çështje kohe, këtë fakt e konfirmojnë edhe lëvizjet e Interit në merkato. Goditja e parë pritet të jetë Romelu Lukaku, një sulmues që Conte e admiron. Me pëlqimin e tij, dyshja drejtuese e Interit, Marotta-Ausilio kanë nisur të diskutojnë detajet ekonomike të këtij transferimi.

Romelu Lukaku
Romelu Lukaku

Man.United investoi 74 milion euro në verën e vitin 2017 për ti marrë Evertonit sulmuesin belg. Dy vite pas këtij transferimi, United është i gatshëm të heq dorë nga Lukaku edhe për 50 milion euro. Inter nuk dëshiron të shpenzoj aq shumë menjëherë por kërkon të përfshij në tratative Ivan Perisic. Kroati pëlqehet shumë nga United, për këtë arsye, Inter po përpilon një ofertë të re për Lukakun: 30 milion euro kesh plus kartonin e Perisic.

Ivan Perisic
Ivan Perisic

Kjo është një ofertë shumë joshëse për të dy palët. United do të largonte sulmuesin që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Solskjaer, do përfitoi para kesh plus një lojtar si Perisic. Inter gjithashtu do ti dhuronte menjëherë trajnerit të ri sulmuesin që dëshiron ndërsa do të sistemoj edhe një lojtarë si Perisic i cili nuk dëshiron të qëndroj më në Milano, një fund i lumtur për të gjithë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb