TIRANE

Ndërsa fliste në seancë plenare, duke shprehur vendosmërinë e tij se nuk do të negociojë datë tjetër për zgjedhjet vendore, kryeministri Edi Rama u ndërpre nga deputeti Kujtim Gjuzi.


“Zgjedhjet e 30 qershorit nuk negociohen. Data 30 qershor, buron nga kushtetuta si përcaktim në dekretin e presidentit bazuar në Kushtetuë.” –tha Rama ndërsa në përgjigje të Gjuzit i cili fliste nga karrigia e deputetit, Rama tha se për ata që nuk e kanë zërin e sallës kanë nderin të ndërpriten nga lart madhnia e tij Kujtim GJuzi i parë.

“Mos më ndërprit dhe reflekto edukatën monarkike, si shprehja më e lartë e njeriut për të respektuar njeriun. Proges i madh është bërë nga Flamuri pa shkop te Gjuzi i parë, jemi në progres. I japim tharm seancës ndërprerjet në parlament ndryshe nga ndërprerjet e shkopit pa flamur” u shpreh Rama.


Kujtojmë se deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar disa herë praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë, aq sa duket se sot, me padurim po pret ‘përballjen’ me të në foltoren e Kuvendit, ku disa herë ndërpreu kreun e qeverisë gjatë fjalimit të tij.


(BalkanWeb)