30-vjeçari shqiptar Rikard Nika u vetëdorëzua në polici pasi qëlloi me thikë kuzhinierin italian Alfio Fallica duke e vrarë. Po kush është shqiptari që nuk kishte pasur më parë probleme me drejtësinë italiane?

Nika me banim në qytetin e palmave në Monako ka nënshtetësi italiane por është me origjinë nga Shkodra. Ai punonte prej kohësh në Monako ndërsa ishte rezident në Itali. Vrasësi dhe viktima nuk kanë precedentë penalë. Nga një vrojtim në profilet e tij sociale, 30-vjeçari duket i apasionuar pas gatimit dhe postonte shpesh receta dhe gatime, ndërsa duket se në Itali jetonte bashkë me vëllain e tij.

Nika 4

Në “Facebook”, shqiptari ka postuar një foto edhe me legjendën e futbollit brazialian, Ronaldo Luís Nazário de Lima.

Ricard Nika tashmë ndodhet në paraburgimin e burgut në Imperia dhe akuza që rëndon ndaj tij është e rëndë: vrasje.

Ndërsa kuzhinier që mbeti i vrarë është një siçilian i quajtur Alfio Fallica, i cili jetonte në Mentone me gruan e tij.

Krimi ka ndodhur dje në restorantin Pulcinella, në rrugën “du Portier”, në Monako të Francës. Nika është dorëzuar disa orë më vonë pas vrasjes te karabinierët e Bordighera-s, komunë në Itali ku edhe banonte. Ai dhe viktima punonin në restorantin Pulcinella, ku Nika bënte kamerierin.

Vrasja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, por është zbuluar nga policia e Monakos vetëm pas orës 22:00, pas alarmit të lëshuar nga karabinierët e Bordighera-s, që sapo kishin marrë rrëfimin e Nikës. Marrja e tij në pyetje vijoi deri në orët e vonona të natës, raportojnë mediat italiane.

Motivet e vrasjes mbeten ende për t’u zbardhur. Nga raportimet e para, flitet për një sherr banal mes dy kolegëve.

Pasi ka shkuar për tu dorëzuar te karabinierët e Bordighera-s, i riu shqiptar, u shfaq i hutuar dhe ra në tokë.

“U zura me një koleg, në restorantin ku punoj. Më pas e godita me thikë. Nuk e di nëse është gjallë apo ka vdekur”, tha ai.

Pa dëshmisë së shqiptarit, karabinierët lajmëruan kolegët e tyre në Francë të cilët e gjetën të pajetë në kuzhinë kuzhinierin italian.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb