TIRANE – Ilir Meta sot u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë. Karrierës së gjatë të tij politike i mungonte dhe ky post në të cilin do të jetë në funksion nga viti 2017-2022. Ishte vetëm 22 vjeç, kur u angazhua me politikë me Forumin Rinor Socialist. Ai lindi me 24 Mars 1969, ne Skrapar. U diplomua për Ekonomi Politike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranes, ku dhe perfundoi studimet pasuniversitare.

Z. Meta e filloi aktivitetin politik ne vitin 1990, si pjesëmarrës aktiv në lëvizjen studentore. Ai ishte një ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESSH). Gjate viteve të anëtarësisë së tij në FRESSH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Nënkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001).

Aktiviteti politik i Ilir Metës në strukturat e Partisë Socialiste ka qene i intensiv. Ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i Qershorit të vitit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së partisë nga viti 1993, deri kur dha dorëheqjen (Korrik 2003). Në periudhën 1993-1996, Ilir Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste dhe ne 1994-1996 edhe atë të Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, kohe gjatë së cilës u vendosen marrëdhëniet me shumë parti socialiste dhe socialdemokrate të Europës, si dhe Partine Socialiste Europiane dhe Internacionalen Socialiste. Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qenë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës.

Ilir Meta, pas përpjekjeve brenda strukturave drejtuese të PS-së, për ndryshimin e funksionimit dhe demokracisë së brendshme në këtë force politike, më 6 shtator 2004, së bashku me 500 personalitete të tjerë dhe intelektualë të të gjitha fushave, themeluan një forcë të re politike në Shqipëri, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ilir Meta u zgjodh në krye të LSI në prill të vitit 2005, duke zbatuar per here te pare parimin “Një anëtar, një vote”. Z. Meta është rikonfirmuar në krye të LSI, në zgjedhjet e tetorit 2012 dhe se fundmi ne 6 nentor 2016.

metaaa

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: