TIRANE

Parandalohet një vjedhje banesë në kryeqytet. Ngjarja në fjalë është regjistruar në zonën e terminalit të autobusëve të jugut. Në kuadër të operacionit të koduar “Jail” nga Komisariati i Policisë Nr.6, në pranga ranë dy persona, përkatësisht shtetasit me inicialet Xh. H., 22 vjeç dhe B. Z., 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, të dy banues në Fushë-Krujë. Burime nga policia bënë me dije se dy të rinjtë akuzohen edhe për 4 vjedhje të tjera.

Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë të komisariatit Nr.6 në momentin që po tentonin të vidhnin banesën e shtetases E. B., në zonën e terminalit të autobusëve të jugut. Në momentin e kapjes në flagrancë policia iu ka gjetur dhe sekuestruar një shumë lekësh të sapo vjedhura në banesë dhe sendet me të cilat bën thyerjen e banesës.
Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të katër vjedhjeve të mëposhtme:
-Vjedhjes së banesës me qira të shtetases E. N., të ndodhur më datë 04.08.2019;
– Vjedhjes së ndodhur më datë 06.08.2019, ku shtetasit B. K., në rruga “Shaban Bardhoshi” i kanë vjedhur varësen e floririt;
– Vjedhjes së banesës së shtetasit B. Sh., të ndodhur më datë 18.08.2019;
– Vjedhjes së banesës të shtetasit H. P., të ndodhur më datë 05.07.2019.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb