DURRES- Në kufijtë e imagjinares është gjithçka që ndodh në banesën e Enertila Beqajt, ku reflektohen gjurmët e çrregullimeve nënë e bijë. Një fustan nusërie i sapoblerë dhe i varur në mur, një krevat i vogël fëmijësh, rrobat e një bebeje mashkulli që nuk ka ende ardhur në jetë, tufa me lule të ndryshme që u përkasin nuseve, kukulla prej pelushi me dedikime dashurie. Të gjitha këto sende mund t’i gjesh në dhomën e 27-vjeçares nga Maza, e cila tashmë ndodhet pas hekurave pas akuzës për mashtrim nga i dashuri i saj virtual, Barush Ahmeti, shkruan ‘BalkanWeb’.

Gazetarja e ‘News24 dhe ‘BalkanWeb’ Klodjana Haxhiaj ka arritur të hyjë brenda banesës së Enertilës, vajza që ka tronditur të gjithë me historitë e saj imagjinare, ndërsa dyshohet se përmes mashtrimit i ka marrë 60 milionë lekë 30-vjeçarit. E reja siç duket kishte përgatitur gjithçka në mendje, pasi pretendon se është shtatzënë dhe do të martohet me Albano Stafën, personazhi i saj imagjinar, për të cilin foli edhe në gjykatë ditën kur u dha masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Enertila Beqja ok

Ndërkohë, të gjithë bashkëfshatarët e 27-vjeçares Beqja u shprehën të habitur për gjithë këtë mashtrim që doli në dritë, ndërsa hedhin dyshime se ajo nuk ka qenë e vetme në këtë histori. Ata thanë se vajza, që kur ishte në gjimnaz vuante nga epilepsia dhe se, fatkeqësisht, nuk është kuruar nga kjo sëmundje. Nga ana tjetër, drejtori i qendrës shëndetësore të Manzës, Bardhyl Belba, i cili prej 30 vjetësh është mjek në atë zonë, pohoi se nëna e vajzës, Emine Beqja është e diagnostikuar me sëmundje të shëndetit mendor, e cila është e trashëgueshme.

“Enertila ka paraqitur çrregullime, por nuk është kuruar. Pseudologjia, sëmundja ku pacienti ëndërron dhe beson më pas gënjeshtrat e tij, duke i vënë në zbatim ato, është derivat i një epilepsie të pakuruar”, -tha Belba.
enertila beqaj rrobat e bebes

enertila beqajfustani i nuses

enetila beqja klodi te shpia 2

enetila beqja klodi te shpia
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb