Administrata e Presidentit Joe Biden ka dërguar pa shumë zhurmë 11 të burgosur të lidhur me Al-Kaedën dhe Osama Bin Ladenin nga burgu i famshëm i Gjirit të Guantanamos në Kubë, drejt Omanit.
Burrat jemenas, të cilët ishin mbajtur në këtë objekt për më shumë se dy dekada, pa asnjë akuzë, janë transferuar në një operacion të fshehtë mëngjesin e së të dielës.
Në mesin e atyre që u transferuan janë dy ish-truproja të Osama Bin Ladenit, ndërsa të gjithë ata u kapën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Transferimi është pjesë e një iniciative më të gjerë të administratës Biden për të ulur numrin e të burgosurve në Guantanamo dhe për të mbyllur objektin përfundimisht, një qëllim që ka qenë në agjendën e administratës amerikane për më shumë se dy dekada.
“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë gatishmërinë e qeverisë së Omanit dhe partnerëve të tjerë për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së për të ulur me përgjegjësi numrin e të burgosurve dhe përfundimisht për të mbyllur objektin e Guantanamos”. deklaroi Departamentit i Mbrojtjes i SHBA-së.
Pavarësisht se transferimi u bë në heshtje, burimet thonë se të burgosurit, përfshirë Moath Hamza Ahmed al-Alwi dhe Suhayl Abdul Anam al Sharabi, janë konsideruar të përshtatshëm për transferim pas një rishikimi të detajuar të sigurisë.
Me vetëm 15 të burgosur të mbetur në Guantanamo, administrata e Bidenit ka bërë hapa të konsiderueshëm për të përmbushur premtimet e mëparshme për të mbyllur këtë objekt, edhe pse ende mbeten disa pengesa të dukshme në realizimin e kësaj ndërlikateje politike dhe ligjore.
BalkanWeb