Vllaznia ka nisur dje përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Laçit. Kjo fundjavë është pushim për shkak të angazhimeve të Kombëtares dhe kuqeblutë bënë pak ditë pushim pas ndeshjes me Elbasanin. Grupi nuk ishte i plotë në seancën e djeshme për trajnerin Brdariç, pasi disa lojtarë, mes tyre dhe Balaj, kanë marrë disa ditë pushim më shumë.

Dodaj është grumbulluar me Shqipërinë U-21, ndërsa disa elementë të tjerë kanë luajtur me Vllazninë U-21 kundër Erzenit. Për transfertën e Laçit shkodranët duhet t’i bëjnë llogaritë me 4 mungesa. Ende nuk është rikuperuar totalisht sulmuesi Ildi Gruda, i cili nuk luan që nga nisja e kampionatit.

Kundër Elbasanit pësoi një dëmtim sulmuesi Matouti, i cili ka nxjerrë shpatullën dhe do të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave. Të skualifikuar për shkak kartonësh janë dy mbrojtësit titullarë Erdenis Gurishta dhe Milosh Stojanoviç. Ata kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe trajneri Brdariç duhet të ribëjë mbrojtjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb