Para Kuvendit po zhvillohet një protestë e thirrur nga opozita, ndërsa Kuvendi po diskuton në parim projektbuxhetin 2025.
Në protestë po flasin qytetarë, mes tyre edhe pensionistë, që kërkojnë rritjen e pensioneve pasi nuk e përballojnë dot jetesën.
“Ne jemi 800 mijë pensionistë, jemi faktorë nuk jemi viktima. Sikur të gjithë ne të bashkohemi bashkë dhe asnjë tjetër mos bashkohet, ne i marrim zvarrë dhe i nxjerrim jashtë nga Kryeministria.
Vetëm Mali i i Zi e ka mesataren e pensionit 450 euro, ne 183 euro. Ne jemi të fundit. Të mblidhemi të gjithë pensionistët, të nxjerrim nga zyrat ato palaçot, ne jemi më të fortë, nga hajdutë pulash u futën në parlament”, tha një nga pjesëmarrësit në protestë që u prezantua si pensionist nga Kurbini.