Koreografitë e tifozëve janë bërë pjesë e bukur e futbollit me tifozët nga e gjithë bota që e mbështesin skuadrën e tyre në mënyrat nga më të çuditshmet dhe spektakolaret. Mënyra si Barcelona i thuri homazhe Johan Cruyff apo koreografia e këndshme e tifozëve të Genk janë mes atyre që janë bërë të paharrueshme ndër vite. Keto janë dhjetë nga koreografitë më të bukura të të gjitha kohërave…
Homazhi i Barcelonës për Johan Cruyff
Gjigantët katalanas janë spektakolarë brenda dhe jashtë fushës së lojës dhe kjo teori u konfirmua në momentin që “Camp Nou” i bëri homazh babait shpirtëror Johan Cruyff, gjatë ndeshjes “Klasike” kundër Real Madrid, pak ditë pasi holandezi ishte ndarë nga jeta. Tifozët “blaugrana” ndërthurën fanellën me numrin 14 me thënien “Faleminderit Johan”.
Standard Liege nuk pëlqen Steven Defour
Disa futbollistë vërshëllehen kur vizitojnë një klub ku kanë qenë më parë. Disa prej tyre edhe ofendohen, por kur Steven Defour u kthye në Liezh si kundërshtar i Standart, me fanellën e Anderlecht, patjetër që ka mbetur i befasuar kur pa koreografinë me titullin “I kuq ose i vdekur!”. Tenisi mes lojtarit dhe tifozerisë vazhdoi për 70 minuta, kur ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pikërisht sepse hodhi topit drejt tifozëve kundërshtarë.
Gjithmonë dëgjoni Xhaxha Sam
Tifozët e SHBA bënë një pankartë të frymëzuar nga “Xhaxha Sam”, duke festuar moton “Community, Club and Country” përpara ndeshje së Kupës “Gold Cup”, kundër Belize në Portland, Oregon. Janë të paktë ata që mund të konkurrojnë me amerikanët kur bëhet fjalë për koreografi në stadium.
Portland Timbers kthejnë artistin Bob Ross
Timbers fans nuk i lënë gjërat përgjysmë! Gjithmonë tifozët kundërshtarë dhe ekipet presin të shohin se cila do të jetë shfaqja në radhës. Në një anketë në internet më e bukura është zgjedhur ajo që i është kushtuar artistit amerikan Rob Ross.
Tifozët e Genk bëhen si “xhuxhët blu”
Duke iu referuar kartonit të animuar “The Smurfs”, (xhuxhët me ngjyrë blu), tifozët e skuadrës belge të Genk kanë identifikuar veten si të tillë në derbin kundër Sint-Truidense, skuadër që e ka pseudonimit “kanarinat”. Një “Smurf” me kanarinën “Tweety Pie” në dorë është një emblemë që kuptohet edhe nga fëmijët anembanë në të gjithë botën. Shumë e këndshme…
Ceremonia hapëse e Euro 2016
Ceremonia hapëse e kampionatit të kaluar europian, zhvilluar në Francë në vitin 2016, dhuroi një koreografi magjike nga të pranishmit në stadium. Parizienët respektuan secilin prej vendeve pjesëmarrës me koreografinë e flamurit të tyre, në pjesë të caktuara të “Stade de France”.
Dortmund kujton heronjë e vitit 1963
Dortmund është i njohur për tifozët e madhërishëm dhe në ndeshjen kundër Benfica, ata e bënë shkëlqyeshëm punën e tyre. Tifozët iu referuan edicioneve të vjetra të gazetave gjermane, kushtuar fitores 5-0 ndaj Benfica, në dhjetor të vitit 1963. E gjithë koreografia kompletohej me thënien: “Nesër gazetat do të shkruajnë sërish: Dortmund shkatërron Benfica.”
Legia Warsaw në Kupën e Polonisë
Nëse Legia e Varshavës mund të pretendojë për një titull në Europë është padyshim ai për koreografitë e tifozëve. Ata nuk humbasin rast për të treguar parulla anti-naziste, disa prej të cilave janë bërë të paharrueshme. Eshtë rasti kur tifozeritë përfaqësojnë kulturën dhe idetë e një kombi.
Klubi afrikan del kundër PSG…
Padyshim që mund të themi se tifozët e “Club Africain” në Tunizi nuk pëlqejnë diferencat e mëdha të mundësive financiare në futboll. Kur klubi me pronësi nga Katari, francezët e Paris Saint-Germain shkuan t’i vizitonin në një miqësore para fillimit të sezonit, tunizianët iu përgjigjën me banderolën: “Të krijuar nga të varfrit, të vjedhur nga të pasurit!”
Zulte mirëpret kundërshtarët në “ferr”
Tradicionalisht, një tifozeri kërkon të trembë kundërshtarët dhe skuadra belge e Zulte Waregem padyshim që ai arriti qëllimit në ndeshjen kundër KV Kortrijk në stadiumin e tyre. “Sapo u zgjuat në ferr,” – lexohej në pankartën e tifozëve, ku paraqitej edhe një tredhëmbësh i ngulur në stemën e KVK. Sa për kronikë, ndeshja u fituan 2-1./telesport
(BalkanWeb)